Politike

Samiti në Vjenë, Balluku takon Zaev: Të ndërtojmë korridorin VIII

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në rrjetet sociale ajo thekson se kanë diskutuar nga afër për bashkëpunimin rajonal. Ministrja shton po ashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona duke shtuar se Shqipëria ka një plan të qartë për zbatimin e tij.

‘Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.’-shkruan Balluku.

Liderët e rajonit janë  mbledhur të gjjithë për bisedimeve nga kryeministri austriak, por kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të mos marrë pjesë duke u përaqësuar me ministren Balluku.

Në këtë samit, kancelari austriak, Sebastian Kurtz, ka thënë se Ballkani Perëndimor do të ndihmohet me vaksina antiCOVID-19, ndërsa në takimin me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është me rëndësi të ri-zotohen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kurz po ashtu ka thënë se do të diskutojnë për projektin e zhvillimit dhe ngritjen ekonomike pas pandemisë.

Kancelari austriak ka takuar edhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa ka thënë se është e rëndësishme të ri-zotohen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Le të mbajmë premtimet tona”, shkruan Kurtz.

Ndryshe, pjesëmarrës në këtë ngjarje janë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kurtz gjatë orëve të para të Samitit ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Evropa nuk mund të jetë e plotë derisa të bëhen pjesë e saj vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë të plotë në luftimin e reformave të kërkuara dhe luftimin e pandemisë CoViD-19. Këtë do ta theksojmë edhe sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar kancelari austriak.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë