Edhe pse planifikonte të vazhdonte shpimet për gaz dhe naftë pranë Kretës, Turqia tërhoqi dy ditë më parë anijet mes paralajmërimeve nga Gjermania se tensionet prej disa muajsh në Mesdhe dhe provokimet ndaj Greqisë mund të shtyjnë bllokun të marrë sanksione ndaj Ankarasë në dhjetor.
Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur shenjë të mirë kthimin e anijes “Oruc Reis” në një port turk, por theksoi se ende po vazhdon aktiviteti kërkimor në Qipro duke e quajtur një provokim. Ajo tha se do të flasë më shumë për këtë çështje në muajin Dhjetor.
“Ajo që po ndodh në Mesdhe nga pala turke është agresive dhe provokuese”, tha kancelarja Angela Merkel.
Duke folur në një telekonferencë me anëtarët e Parlamentit Evropian gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE, kancelarja gjermane deklaroi se janë bërë shumë përpjekje për marrëdhëniet BE-Turqi.
“Por ne ende kemi aktivitete shpuese pranë Qipros. Dhe ne thamë se do ta adresonim çështjen përsëri në Këshillin Evropian në dhjetor dhe do të mendonim se si do të reagonim ndaj situatës. Kjo do të ndodhë më 10 dhe 11 dhjetor, siç kemi planifikuar”, deklaroi Merkel.
Ajo vuri në dukje mungesën e progresit në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Turqisë.
“Ne nuk kemi bërë progresin e dëshiruar në marrëdhëniet me BE” tha kancelarja gjermane.
Deklarata erdhi disa orë pas asaj të zëdhënësit të Komitetit të Punëve të Jashtme Peter Stano, i cili duke iu referuar takimit të dhjetorit, tha “gjithçka është në tryezë”.
“Ne kemi filluar të punojmë në përgatitjen e nevojshme dhe gjithashtu për Konferencën e Mesdheut Lindor, por ne vazhdojmë të monitorojmë veprimet e Turqisë. Këshilli Europian do të rivlerësojë udhëzimet në lidhje me marrëdhëniet tona me Turqinë. Gjithçka është në tryezë”, tha Peter Stano.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje