Bota

Sanksionet, Moska: BE po e mbyll kafazin e saj nga brenda

Gazeta Si – Reagon Rusia për sanksionet e fundit. “Bashkimi Europian po e mbyll kafazin e vet nga brenda dhe vazhdon të izolohet nga Rusia dhe nga pjesa tjetër e botës”.

Këto janë fjalët e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Një qëndrim që vjen si një reagim pas vendimit të vendeve balltike dhe Polonisë për të mbyllur kufijtë e tyre për turistët rusë, duke nisur nga 19 shtatori.

Sipas zëdhënëses, vendimi “nuk ka asnjë bazë ligjore” dhe “dhunon principet e lirisë së lëvizjes që janë parashikuar në dokumentet themeltare të OSCE-së”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë