Ka ndodhur

Sapo ishte blerë, merr flakë automjeti në Tiranë

Nga Gazeta Si- Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje e sipër pasditen e sotme në Rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Në njoftimin e policisë shkruhet se automjeti ishte blerë sot në një pikë koncesionare automjetesh dhe drejtuesi ka qenë duke lëvizur me targa provizore.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje.

“Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll. Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore” shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë