Ambasadori gjerman në Kinë, Jan Hecker, vdiq disa ditë pasi mori detyrën në zyrën e tij në Pekin. I Ishte Ministria e Jashtme e Berlinit, ajo që njoftoi lajmin, por pa specifikuar rrethanat. Hecker, 54 vjeç, mbërriti në Pekin në gusht, pasi shërbeu si këshilltar i politikës së jashtme të kancelares Angela Merkel.
“Ne jemi thellësisht të trishtuar dhe të tronditur kur mësuam për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë”, – tha zëdhënësi i ministrit të Jashtëm gjerman. “Zemrat tona janë me familjen e tij, miqtë dhe kolegët e tij”.
Kancelarja Angela Merkel gjithashtu u bashkua në ngushëllimet, duke e quajtur veten “të tronditur thellë nga vdekja e Hecker”.
Ajo shtoi se ishte “thellësisht mirënjohëse” që punoi me të dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen. Jan Hecker mori postin e ambasadorit të 14-të gjerman në Kinë në fund të gushtit.
Para emërimit të tij, ai kishte mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Zhvillimit të Ministrisë së Jashtme. Sipas biografisë së tij në faqen e internetit të ministrisë, 54-vjeçari ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje