Bota

Sasho Mijallkov, ish-shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë së Veriut, vetëdorëzohet në Prokurori

Ish-shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, është dorëzuar para pak minutash në Prokurori.

Ai ka thënë që është paraqitur vetë në Prokurori për të sqaruar të gjithë akuzat që rëndojnë mbi të.

Gjatë prononcimit, tregoi që nuk ishte arratisur asnjëherë por kishte qenë i vetëizoluar për shkak se kishte patur temperaturë të lartë dhe kishte dyshuar se mund të ishte infektuar me Covid-19.

Mijallkovi tha që ai nuk ishte një njeri që do të zgjidhte arratisjen si një opsion dhe u kërkoi falje të gjithëve për rrëmujën e shkaktuar këto ditë, si qeverisë, instancave të gjyqësorit dhe ministrave


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë