Një sasi prej 1.1 tonë kokainë e një cilësie të pastër, është sekuestruar nga policia italiane në portin Goia Taudo të Kalabrias.
Mediat italiane raportojnë se droga ishte fshehur në arkat me banane të kontejnerit që vinte nga Ekuadori. Antimafia italiane informon se kjo sasi kokaine do t’i siguronte krimit të organizuar një përfitim prej 225 milionë euro.
Kapja e sasisë se kokainës është bërë pas një operacioni kompleks, mes 2100 kontejnerëve të kontrolluar me prejardhje nga Amerika Jugore. Lënda narkotike u bë e mundur falë skanerëve të sofistikuar që lejuan hetuesit të zbulonin se ku ishte fshehur.
Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër dhe mund të shumohej deri në 4 herë para se të hidhej në treg, duke arritur një vlerë prej rreth 225 milionë euro. Kontejneri brenda të cilit ishte fshehur droga u raportua se ishte drejtuar për në një port në Turqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje