Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë konferencës së sigurisë në Mynih, tha se ekziston frika e një lufte në Europë. Scholz tha se perëndimi është i gatshëm t’i përgjigjet menjëherë veprimeve ushtarake ruse, por është gjithashtu e nevojshme të gjendet një rrugë diplomatike.
“Nuk ka asgjë që justifikon vendosjen e mbi 100.000 trupave në Ukrainë,” tha Scholz, duke paralajmëruar se Rusia do të gabonte rëndë nëse do të pushtonte Ukrainën.
“Në takimin tim me presidentin Putin të martën, e bëra të qartë se çdo shkelje e mëtejshme e integritetit territorial të Ukrainës do të ketë një çmim të lartë për Rusinë në aspektin politik, ekonomik dhe strategjik”, tha kancelari gjerman.
Ai tha se ka shenja se Rusia është ende e hapur për negociata. Scholz hodhi poshtë pretendimet ruse për gjenocid në rajonin e Donbasit, duke i cilësuar si qesharake.
Scholz tha se demokracitë kanë konkurrencë, por në planin afatgjatë ato janë sistemet më të adaptueshme dhe më elastike./The Guardian
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje