Bota

Scholz kundërshton përsëri vendosjen e një çmimi kufi për gazin në Europë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, paralajmëroi përsëri Bashkimin Europian se një kufi mbi çmimin e gazit në rajon do tu kthehet atyre mbrapsht, me një efekt më negativ, ndërkohë që po kërkojnë të shkëputen nga varësia ndaj gazit rus.

“Një kufi çmimi i vendosur politikisht rrit rrezikun e largimit të furnizuesve diku tjetër dhe Europa do të përfundojë me shumë pak burime gazi”, -tha Scholz.

 Kancelari i Gjermanisë foli para nisjes së samitit dy ditor me homologët e tij në Bruksel. Anëtarët e bllokut do të diskutojnë mbi mënyrat e mbajtjes nën kontroll të çmimeve të energjisë dhe sigurimin e furnizimit të saj.

 Në vend të një kufiri, Scholz mbështet idenë e bashkëpunimit me blerës si Japonia dhe Koreja e Jugut për të tërhequr prodhues të rinj dhe për të devijuar konkurrencën.  

“Jam i bindur se vende si SHBA, Kanadaja apo Norvegjia, të cilat qëndrojnë me ne në solidaritet në anën e Ukrainës, kanë interes që energjia në Europë të mos bëhet sfidë e papërballueshme,” tha ai./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë