Sekretarja e Shtetit e Arizonës, Katie Hobbs ka njoftuar sot se makineritë e votimit në këtë shtet nuk janë më të sigurta për t’u përdorur në zgjedhjet e ardhshme, si pasojë e auditit dhe kontrollit nga republikanët pas zgjedhjeve të vitit 2020
Në një letër dërguar zyrtarëve të Qarkut Maricopa, Hobbs, një ligjvënëse demokrate, ngre alarmin për shqetësimet e sigurisë në lidhje me humbjen e zinxhirit të kujdestarisë mbi pajisjet kur iu dorëzuan auditorëve dhe i kërkoi qarkut të merrte makineri të reja. Nëse jo, zyra e saj do të konsideronte mos certifikimin e pajisjeve të përfshira në auditim, shkroi ajo. Kjo do të hiqte makineritë nga shërbimi.
Republikanët e Senatit bën një auditim ndaj gati 400 makinerive zgjedhore të Qarkut Maricopa, së bashku me fletët e votimit të hedhura nga votuesit në zgjedhjet e nëntorit, për një kontroll të pazakontë të rezultateve të zgjedhjeve. Ata punësuan firma private, të drejtuara nga kompania e sigurisë kibernetike me bazë në Florida “Cyber Ninjas”.
“Unë kam shqetësime të mëdha në lidhje me sigurinë dhe integritetin e këtyre pajisjeve, duke pasur parasysh që zinxhiri i kujdestarisë, një parim kritik i sigurisë, është komprometuar dhe zyrtarët e nuk e dinë se çfarë u është bërë makinerive ndërsa ishin nën kontrollin e Cyber Ninjas,” shkruan Hobbs në letrën e saj.
Në Arizona, sekretari i shtetit mund të nxjerrë nga përdorimi pajisjet e votimit elektronik nëse mendon se ato janë kompromentuar.
Auditimi në vetvete është një përpjekje jashtëzakonisht partiake pasi republikanët e Arizonës kaluan muaj duke vënë në dyshim saktësinë e fitores së ngushtë të Presidentit Joe Biden në këtë shtet mes akuzave të ish-Presidentit Donald Trump se zgjedhjet u vodhën.
Operacioni i rinumërimit është ndjekur nga polemikat dhe teoritë e konspiracionit që nga dita e parë, pasi ekspertët shtetërorë dhe federalë dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e auditorëve dhe përpjekjet e tyre. Departamenti i Drejtësisë dhe ekspertët e zgjedhjeve kanë paralajmëruar se disa nga proceset e propozuara mund të shkelin ligjin federal.
Para auditimit, Arizona zhvilloi teste të shumta të saktësisë dhe punësoi dy kompani të pavarura të jashtme për të kryer një rishikim të rezultateve të zgjedhjeve, të cilat konfirmuan që sistemi i makinerive elektrinike performoi siç duhet.
Hobbs tha në letrën e saj të enjten se zyra e saj ishte këshilluar me ekspertë të teknologjisë zgjedhore, përfshirë disa në Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Sugjerimi unanim ishte heqja nga përdorimi dhe zëvendësimi i makinave zgjedhore, shkroi ajo.
“Për fat të keq, pas humbjes së kujdestarisë fizike dhe kontrollit, nuk ekzistojnë metoda gjithëpërfshirëse për të rehabilituar plotësisht pajisjet e kompromentuara “, shkroi ajo.
Fields Moseley, drejtori i komunikimit yë qarkut, tha që bordi kishte marrë letrën dhe po konsultohej me avokatët për hapat e tij të ardhshëm.
Megan Gilbertson, drejtori i komunikimit për Departamentin e Zgjedhjeve të qarkut, tha se 385 pajisje u kontrolluan në tre muajt e fundit.
“Ne nuk do të përdorim asnjë nga pajisjet e kthyera nëse qarku, shteti dhe auditori nuk janë të sigurt se nuk ka ndonjë pajisje ose softuer të instaluar në këto pajisje zgjedhore”, tha Gilbertson.
Zëvendësimi i makinave, siç dëshiron Hobbs, do të kushtonte miliona dollarë. Ajo dhe mbikëqyrësit e qarkut kanë qenë kritikë të zhurmshëm të auditimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje