Lajme

Sekuestro pasurisë së Kastriot Kilës, të fortit të Elbasanit

Operacioni “Forca e Ligjit” ka vijuar këtë të martë në Elbasan ku është vënë në sekuestro pasuria e Elton Kilës, pasi dyshohet se ato janë përfituar nga veprimtari kriminale.
Policia thotë se Departamenti i Policisë Kriminale dispononte informacione se Elton Kila, alias Kastriot Kila, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar, ka qenë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali si dhe në veprimtarinë kriminale të simulimit të krimit (krijimin e provave të rreme), mashtrime në dëm të kompanive të sigurimit dhe përvetësim të kundërligjshëm të autoveturave, në Pescara, Itali.
Vlera e blerjes së pasurisë kap shumën e 70 milionë lekëve të reja, por prokuroria thotë se vlera aktuale e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.
Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, u ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, për sekuestro preventive për pasuritë:
Një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan.
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan.
Një sipërfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan.
Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I. K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.
Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara te noteri, kap shumën prej 70. 819.000 lekë të reja.
Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.
Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë