Bota

Sekuestrohen 3.6 ton kokainë në mes të detit, 9 të arrestuar

Nga Gazeta Si – Më shumë se 3.6 ton kokainë u sekuestruan në El Salvador, në një nga konfiskimet më të mëdha në vendin e Amerikës Qendrore që është bërë gjatë këtij viti.

Policia e ndihmuar dhe forcat speciale dhe ushtria organizoi dy operacione të mëdha në det, ku u sekuestruan dy varka me sasinë e madhe të drogës, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte shifrat e 91 milionë dollarëve.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Mbrojtjes, Rene Merino bëri me dijë se 7 persona u arrestuan në dy operacionet, 3 nga Ekuadori, dy kolumbianë dhe 4 nga Guatemala.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë