Rend dhe Ligj

Sekuestrohen kanabis në Vlorë, pranga 31-vjeçarit

Policia e Vlorës ka sekuestruar 14 kg e 406 gramë kanabis sativa dhe ka arrestuar poseduesin e drogës, një 31-vjeçar.

Policia thotë se në sajë të operacionit “Kallarati”, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë