Lajme

Sekuestrohet kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në Ragusa, për posedim të 50 kg hashash dhe 1 kg kokainë.
Një nga shqiptarët e arrestuar mësohet se ishte në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata me 3 vjet burg për disa krime të kryera në provincën e Romës.
Për t’iu shpëtuar kontrolleve shqiptari lëvizte me një kartë identiteti greke. Në vitin e fundit, policia e Ragusës ka sekuestruar rreth 10 mijë kg drogë.
Shqiptarët janë dërguar në paraburgim, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe cili ishte destinacioni i drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë