Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Marjana Semini është betuar para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për detyrën e re.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Marjana Semini u zgjodh me shumicë votash përmes një votimi të fshehte në fund të sesionit të kaluar parlamentar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje