Serbia do të bëhet vendi i parë evropian që prodhon vaksinën kineze të kundër Covid-19, Sinopharm. Lajmi u bë i ditur nga Presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç, i cili theksoi se Serbia po ndërtonte një “fabrike vaksinash” me mbështetjen e Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Edhe pse është një vend kandidat për në BE, Serbia ka mbajtur lidhje të ngushta diplomatike dhe ekonomike me Moskën dhe Pekinin duke marrë përveç vaksinave perëndimore, edhe ato ruse dhe kineze. Falë dërgesave masive të Sinopharm dhe Sputnik V të Rusisë, Serbia ka vaksinuar 1.5 milionë banorë, nga 7 milionë sa ç’është popullësia e saj.
Vuçiç shtoi se sapo të ngrihet fabrika, Serbia do të sigurojë vaksinën në vendet në të gjithë rajonin.
“Ajo që mësova sonte është se ne do të duhet të shpërndajmë vaksinën kudo rreth rajonit, madje edhe me koston e prodhimit”, tha Vuçiç.
Në shkurt, Serbisë iu dha po ashtu miratimi paraprak për të filluar prodhimin e vaksinës Sputnik V dhe ka thënë që prodhimi do të fillojë në mes të majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje