Serbia do të jetë vendi i parë në Europë që do të miratojë përdorimin e pasaportës digjitale të vaksinimit. Në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), “Air Serbia” ka njoftuar sot se do të fillojë testimin e një aplikacion i ri që regjistron qytetarët nëse janë vaksinuar ose jo, duke ua kaluar të dhënat edhe kompanive të tjera ajrore.
Linja ajrore serbe njoftoi të mërkurën se Serbia do të ishte një nga shtetet e para europiane që do të bashkohej me nismën globale duke synuar rihapjen e kufijve pa imponuar karantinimin e udhëtarëve. Aplikacioni do të bëjë të mundur që udhëtarët të ruajnë dhe menaxhojnë të dhënat në lidhje me rezultatet e testeve të COVID-19 në celularët e tyre dhe të ndajnë informacione për t’i verifikuar një kompanie ajrore se janë vaksinuar ose janë rezultuar negativë përpara se të arrijnë në aeroport.
Pas Serbisë, i njëjti vendim u mor edhe nga Franca, e cila njoftoi po ashtu sot se do të aplikojë përdorimin e pasaportave digjitale nga linjat ajrore.
Por si do të funksionojë kjo certifikatë ose pasaportë vaksinimi dhe nga kush po prodhohet?
Kompanitë e teknologjisë mësohet se punojnë së bashku për të krijuar një pasaportë digjitale të vaksinimit për qeveritë, linjat ajrore dhe bizneset e tjera do të kërkojnë prova se njerëzit janë vaksinuar kundër Covid-19.
Iniciativa është marrë nga një koalicion i disa organizatave, duke përfshirë Microsoft, Oracle dhe Klinikën Mayo për të verifikuar nëse një person është vaksinuar dhe për të parandaluar lëvizjen e lirë të njerëzve që pretendojnë në mënyrë të gabuar se janë imunë nga Covid-19.
Koalicioni bazohet në punën e bërë nga një prej anëtarëve të tij, Projekti Commons, i krijuar me mbështetjen e Fondacionit Rockefeller. Një pasaportë digjitale e prodhuar nga ky projekt po përdoret nga disa linja kryesore ajrore në mbarë botën.
Ku aplikacion do të ndërtojë regjistra elektronikë mjekësorë për të krijuar një kartë dixhitale me të gjitha të dhënat shëndetësore. Sistemi do të bëjë të mundur mbajtjen e sigurtë të të dhënave dhe individët do të jenë të regjistruar në një portofol digjital, kështu që ata mund të lëvizin lirshëm. /Euractiv/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje