Serbia i ka dhuruar sot mbi 100 mijë doza vaksinash një vendi anëtar të Bashkimit Europian: Çekisë, duke ofruar kështu donacione vaksinash edhe për vendet fqinjë të Ballkanit Perëndimor.
Sot, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, shoqëroi një aeroplan me 100.620 doza të vaksinave Pfizer BioNTech për në Republikën Çeke.
Ambasadori çek në Serbi, H.E. Tomáš Kuchta theksoi se sot është një ditë e shkëlqyer për marrëdhëniet reciproke midis Republikës Çeke dhe Serbisë.
“Serbia gjithmonë ka qenë partneri ynë, gjithmonë ka qenë afër nesh dhe në momentet kur kemi qenë në krizë dhe sot kemi përsëri prova se jemi një popull vëllazëror. Ky donacion është një dhuratë , e madhe “, tha Kuchta. Ai shtoi se nuk ka vaksina të mjaftueshme në Republikën Çeke, dhe se Praga, ndryshe nga vendet e Ballkanit, kanë kapacitete, por jo vaksina. “Ndihma vjen në një kohë kur shumë njerëz duan të vaksinohen para pushimeve verore dhe që të gjithë të ndihen të sigurt dhe të vazhdojnë një jetë normale,” tha Ambasadori Kuchta.
“Nuk mendoj se do ta harrojmë kurrë këtë gjest”, tha ai.
Ambasadori gjithashtu tha se shpresonte që Serbia dhe Republika Çeke të vazhdonin bashkëpunimin miqësor dhe vuri në dukje kontaktet e mira personale midis Presidentëve të Serbisë dhe Republikës Çeke, i cili i kërkoi së fundmi falje Serbisë për bombardimet e NATO-s, të cilat i dhanë fund vrasjeve makabre të ushtrisë serbe në Kosovë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje