Bota

Serbia i “largohet” Rusisë, blen 12 avionë ushtarakë nga Franca

Serbia është në negociata me Francën për të blerë të paktën 12 avionë ushtarakë “Rafale”, sipas presidentit Aleksandër Vuçiç. Beogradi ka qenë historikisht i varur nga mjetet ushtarake ruse, por blerjet në Francë mund të shkojnë deri në 24 avionë.

“Ne do të marrim 12 avionë ushtarakë nga Franca dhe 12 të tjerë nga një vend tjetër”, tha Vuçiç pa dhënë shumë detaje.

Vuçiç, i cili rifitoi zgjedhjet të dielën, ka dështuar të mbajë një balancë midis një Serbie që synon Bashkimin Europian dhe lidhje të forta me Rusinë.

Vendet ballkanike janë po ashtu të varura nga gazi rus. Serbia nuk iu bashkua Perëndimit me sanksione kundër Rusisë, ndonëse votoi pro rezolutës të ndëshkimit të saj për krimet në Ukrainë.

Të tjera furnizime me mjete luftarake mund të shërbejnë për krijimin e një grupi ushtarak me avionë, për të cilët Serbia është në negociata me tre vende të tjera, përfshirë Turqinë. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë