Bota

Serbia nis prodhimin e vaksinës ruse: Do ta shpërndajmë në Ballkan

Serbia do të prodhojë së shpejti në fabrikat e saj vaksinën ruse Sputnik V, për ta shpërndarë më pas në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

Lajmi u konfirmua nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili njoftoi të enjten se kishte arritur një marrëveshje me Institutin serb Torlak të Serbisë për të filluar prodhimin e vaksinën në maj të vitit 2021.

Serbia do të bëhet kështu vendi i parë në Europë që prodhon Sputnik V. “Vaksina mund të eksportohet në vendet e tjera në rajon në një fazë të mëvonshme”, tha RDIF në një njoftim për shtyp.

Drejtori i këtij fondit, Kirill Dmitriev falënderoi qeverinë serbe për “mbështetjen e vazhdueshme” dhe besimin e saj në vaksinën, duke kujtuar se Serbia ishte ndër vendet e para që miratoi Sputnik V, e cila ka mbërritur kohët e fundit edhe në Shqipëri.

“Ne jemi mirënjohës Presidentit të Rusisë,  Vladimir Putin dhe Fondit Rus të Investimeve Direkte për mbështetjen e tyre në ruajtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve në Republikën e Serbisë. Prodhimi i Sputnik V në Institutin Torlak do të forcojë kapacitetet e vendit tonë për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit dhe ta shpërndarë në Ballkan dhe Europën Juglindore”, tha Ministri serb i Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik Nenad Popovic. Vaksina Sputnik V është aprovuar në 55 vende, duke u bërë vaksina e dytë në botë për sa i përket certifikimit. Sipas hulumtimit, ai ka një efikasitet prej 91.6 përqind, dhe sipas Moskës, është efektiv kundër mutacioneve të reja të koronavirusit.

“Vlerësimi ynë është se ne jemi në gjendje të prodhojmë 20 milionë doza të vaksinës Sputnik V. Na duhen pesë deri në gjashtë milion, dhe pjesa tjetër mund të shitet në rajon”tha Vuçiç disa ditë më parë.

Vuçiç deklaroi se Serbia ka nënshkruar marrëveshje për më shumë se 10 milion doza të vaksinës dhe se deri më tani ka marrë mbi 2 milionë doza. Kompania farmaceutike ruse Generium, prodhuesi i vaksinës, ka filluar  tanimë transferimin e teknologjinë për të ndihmuar trainimin e personelit për prodhimin e vaksinës në Serbi.

Oferta e Serbisë për dhurimin e vaksinave ruse pasi ta prodhojë vetë bëri që shumë nga shtetet në rajon të rishikonin strategjinë e tyre për të pritur doza nga Perëndimi, duke i shtyrë drejt blerjen së Sputnik V. Për momentin e vetmja që ka nuk ka siguruar asnjë vaksinë është Kosova.

Serbia i ka dhuruar deri më tani mijëra doza të Sputnik V Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjës. Fillimisht asnjë prej vendeve të rajonit nuk ishin dakort të pranonin donacione nga Serbia, por pas vonesës së dërgesave të vaksinave nga Covax dhe BE-ja, tre vendet e rajonit u dorëzuan

Serbia ka ofruar po ashtu të gjithë qytetarëve të Republikës Srpska të vaksinohen në Serbi, duke ndjekur të njëjtën strategji që ndoqi me serbët e Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë