Beogradi po përgatitet sot për mbërritjen e kancelaren gjermane Angela Merke. Flamujt e Gjermanisë dhe Serbisë u vendosën në ndërtesën Genex pranë Aeroportit “Nikola Tesla”, si shenja e parë e mirëseardhjes për kancelaren gjermane.
Gjithashtu, 1.500 flamuj të Serbisë dhe Gjermanisë do të valëviten nga shtyllat e ndriçimit publik në qendër të qytetit, bulevardet e Beogradit të Ri, Ura e Brankos, në rrugët hyrëse nga aeroportit Nikola Tesla përgjatë autostradës dhe në zonën e Pallati i Serbisë.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe sigurisë gjatë vizitës së kancelares gjermane.
Rrugët që do të kalojë, vendet e takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçic dhe vila ku kancelarja do të kalojë natën do t’i sigurojnë deri në 3,000 policë.
Serbia ka angazhuar po ashtu njësi speciale antiterroriste, si dhe njësi snajperësh që do të monitorojnë situatën nga çatitë përreth.
Masat e sigurisë do të jenë të njëjta me ato që u vendosën kur presidenti rus Vladimir Putin ose Joseph Biden vizituan Serbinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje