Bota

Serbia siguron 5 lloje vaksinash kundër Covid-19

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia ka siguruar llojin e pestë të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania farmaceutike amerikane, Moderna.

Vuçiç tha të enjten se dozat e kësaj vaksine do të arrijnë në Serbi në tetor. Qytetarët serbë janë vaksinuar deri më tani me vaksinat e siguruara nga Rusia dhe Kina, si dhe nga kompania amerikane Pfizer/BioNTech dhe ajo anglo-suedeze AstraZeneca.

Vuçiç tha se Serbia, në këtë moment, ka 1.3 milionë vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë në dispozicion për qytetarët.

Ai u bëri thirrje epidemiologëve që të marrin vendim, nëse qytetarët duhet të vaksinohen me dozën e tretë ose jo.

“U bëj thirrje njerëzve që të vaksinohen, sigurisht do të na duhet edhe doza e tretë”, tha Vuçiç.

Ditë më parë, kompania farmaceutike Pfizer ka thënë se do të kërkojë nga autoritetet shëndetësore miratimin e dozës së tretë përforcuese.

Kompania ka përmendur një rrezik në rritje të infeksionit gjashtë muaj pas imunizimit me dy doza,

Vuçiç tha të enjten se në ditët në vijim, Instituti “Torlak” i Serbisë do të nxjerrë serinë e parë të vaksinës ruse Sputnik V, ndërsa, muajin e ardhshëm do të nisë prodhimin e vaksinës kineze Sinopharm në Serbi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë