Bota

Serbia tronditet nga një shpërthim i madh në një fabrikë municionesh

Një seri shpërthimesh kanë tronditur një fabrikë ushtarake me municione në Serbinë qendrore, duke sjellë dhe evakuimin e banorëve aty pranë. Shpërthimet ndodhën në një depo municioni të fabrikës Sloboda në Çaçak, mbrëmjen e së premtes, rreth 140 kilometra në jug të Beogradit.

Edhe mëngjesin pas shpërthimeve, banorët e zonës ishin ende në shok. Familjet më të rrezikuara u evakuuan gjatë natës, dhe disa ende nuk janë në gjendje të hyjnë në shtëpitë e tyre.

“Në fillim dukej si një shpërthim i vogël, pastaj filluan shpërthime të tmerrshme. Ne thjesht dolëm jashtë. Zjarri shpërtheu më vonë, menduam se do të arrinte në shtëpinë tonë. Situata u qetësua vetëm në mëngjes, por ne nuk fjetëm gjithë natën” tha një nga banoret, Radoje Simeunović

Edhe gjatë ditës, shpërthimet dëgjohen çdo gjysmë ore dhe vetëm kur ato qetësohen, zjarrfikësit mund të hyjnë në fabrikës për të shuar zjarrin.

Asnjë lëndim nuk është raportuar dhe policia deklaroi se rrugët në Çaçak janë mbyllur dhe zona është izoluar.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin tha në një deklaratë se situata është “nën kontroll” dhe “gjithçka është siguruar” pa qartësuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Të gjithë gjashtëdhjetë punëtorët në fabrikë nuk pësuan asnjë dëmtim,” – shtoi Vulin.

Zyrtarët deklaruan se zjarrfikësit do të shkojnë në fabrikë 24 orë pas shpërthimit të fundit për të vlerësuar situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë