Futboll

Serie A, Liga propozon 13 qershorin për rifillimin

Liga e Serisë A, gjatë asamblesë që është zhvilluar sot me video-konferencë, ka propozuar rifillimin e kampionatit më 13 qershor, një datë e zgjedhur me votën e shumicës. Por tani pritet edhe miratimi i palëve të tjera, qeverisë italiane dhe federatës.

Duhet mbyllur gjithçka brenda 2 gushtit, për t’u lënë hapësirë Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës. Nëse vërtet Seria A rinis më 13 qershor, do të kishte mundësi edhe për zhvillimin e gjysmëfinaleve të kthimit dhe finalen e Kupës së Italisë.

Kampionatit italian i kanë mbetur edhe 12 javë pa zhvilluar, përveç disa ndeshjeve të shtyra para se të pezullohej gara. Juventusi kryeson me 1 pikë më shumë se Lacio. Ekipi i Tares dhe Strakoshës është më i interesuari për rifillimin e kampionatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë