Bota

Sfidë ndaj Facebook dhe Twitter, Trump krijon platformën e tij

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar një hapësirë në faqen e tij online ku do të mund të postojë komente. Ai ka marrë këtë hap para vendimit të gjigantit Facebook, i cili do të vendosë nëse do ta vazhdojë bllokimin e llogarisë së Trump në këtë platformë.

Ish-presidenti ka prezantuar blogun e ri, që u mundëson të tjerëve të shpërndajnë mesazhet në Facebook dhe Twitter.

Trump nuk ka arritur të shfaqet tek llogaritë e ndjekësve të tij pasi Facebook ia ka pezulluar llogarinë më 7 janar, për shkak të komenteve, që sipas udhëheqësve të rrjeteve sociale kanë nxitur dhunë, që më pas ka rezultuar me trazira vdekjeprurëse në Kongresin amerikan.

Ky vendim është duke u shikuar me vëmendje nga politikanët, ekspertët për liri të mediave dhe aktivistë nga e gjithë bota, mes frikës se mund të krijojë precedent.

Ndryshe nga Facebook, platforma tjetër, Twitter, e preferuara e Trump, i ka bllokuar përgjithmonë qasjen në platformën socile për shkak të situatës që ka shpërthyer në Kongres më 6 janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë