Shahistja Klean Shuqja shpallet kampione në Europianin e Blitzit
Gazeta Si – Klean Shuqja është shpallur kampione në Europianin e Blitzit në Selanik. Shahistja shqiptare arrin një sukses të madh, duke zënë nendin e parë mes 16 vajzave të grupmopshës deri në 16 vjeç.
Shuqja arriti të grumbullonte 12.5 pikë në 18 ndeshjet që zhvilloi. Një kuotë që i mjaftoi për t’u shpallur kampione në këtë aktivitet.

Shahu është një sport që vitet e fundit është përmirësuar në Shqipëri dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet e tjera që sportistet tona të reja arritën në Selanik.
Kler Çaku zuri vendin e tretë për grupmoshën deri në 12 vjeç, kurse Eklea Omeri zuri vendin e 4-t, por me pikë të barabarta me vendin e 3-të, për grumboshën deri në 14 vjeç.
Shuqja, Çaku dhe Omeri janë pjesë e Kombëtares shqiptare të shahut, që do të marrë pjesë në Olimpiadën e Indisë nga data 28 korrik deri më 10 gusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje