Qëndrimi ulur në një tavolinë duke lëvizur herë pas herë gurin e shahut pak centimetra më tutje me sa duket është një ushtrim i mirë jo vetëm mendor, por edhe fizik, të paktën për lojtarët që marrin pjesë në turnetë e këtij sporti të mendjes.
Robert Sapolosky, nga Universiteti i Stanfordit, që studion stresin dhe ndikimet e tij në organizëm thotë se një lojtar shahu mund të djegë mbi 6 mijë kalori në ditë gjatë lojërave në turne të ndryshme. Shifra është tre herë me e lartë se kaloritë që një person mesatar konsumon në ditë.
Sapolsky sugjeron se përgjigja e trupit për shkak të stresit te Mjeshtërit e Mëdhenj të shahut gjatë një turneu të rëndësishëm është i ngjashëm për nga djegia e kalorive me atletët profesionistë elitarë. Ai e bazon këtë përfundim duke analizuar shpeshtësinë e frymëmarrjes, që trefishohet gjatë turneve të shahut, presionin e gjakut, që rritet dhe kontraktimi i muskujve që u ndodh lojtarëve gjatë këtyre turneve.
“Mjeshtërit e Mëdhenj pësojnë rritje të presionit të gjakut për orë me radhë, në atë shkallë e masë sa edhe atletët profesionistë që vrapojnë nëpër maratona e gara të gjata fizike”, thotë Sapolsky.
Të gjithë këta faktorë shkaktojnë rënie në peshë deri në një kilogram në ditë dhe të paktën 5 kilogramë në rastet e një turneu shahistik 10-ditor, gjatë të cilit një lojtar mund të luajë pesë, ose gjashtë herë.
Efektet, megjithëse të pritshme, mund të jenë sfilitëse për shahistët.
“Peshoj veten pas çdo turneu madhor ku marr pjesë dhe shoh që bie nga pesha nën 55 kilogramë. Ky është momenti kur tmerrohem më shumë”, thotë shahisti italo-amerikan, Fabiano Caruana.
Pesha normale e Caruana është 61 kilogram. Ai e ka marrë titullin “Mjeshtri i Madh” në moshën 14 vjeç e 11 muaj e 20 ditë, duke u bërë më i riu në moshë si për Italinë, ashtu edhe për SHBA që ka siguruar këtë titull.
Por, rekordin e rënies në peshë pas një turneu e mban Mjeshtri i Madh rus dhe kampioni i botës në shah, Anatoly Karpov që në një turne është dobësuar brenda 10 ditëve plot 20 kilogramë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje