Bota

SHBA, 19-vjeçari kthehet në vendin e krimit dhe vret një gazetar e një të mitur

Gazeta Si – Një gazetar dhe një vajzë nëntë vjeçare janë qëlluar për vdekje pranë Orlandos, Florida në SHBA, pranë skenës së një krimi që ndodhi disa orë më parë.

Një kameraman dhe nëna e vajzës që mbeti viktimë, u plagosën nga i njëjti person i armatosur, tha policia në një deklaratë, duke theksuar se 19-vjeçari u arrestua pas ngjarjes.

Dy gazetarët e “Spectrum News 13” po mbulonin vrasjen e një gruaje në zonë atë mëngjes kur autori filloi të qëllonte.

Është e paqartë nëse ata ishin në shënjestër të sulmit të autorit, një i ri afro-amerikan. Asnjë nga tre personat e vrarë në dy sulmet e së mërkurës në Pine Hills, një periferi në perëndim të Orlandos, nuk është identifikuar ende.

Mësohet se gazetari po raportonte për një ngjarje në orët e para të mëngjesit, ku i riu vrau një 20-vjeçare në rrethana të paqarta.

Vrasësi u kthye në vendin e krimit dhe hapi zjarr ndaj një kameramani i cili mbeti i plagosur dhe ndaj gazetarit që humbi jetën, më pas hyri në një shtëpi dhe vrau një vajzë 9 vjeçare.

Sipas sherifit të qarkut John Mina, vrasësi ishte me precedentë të mëparshëm për një seri të gjatë krimesh, pavarësisht moshës së tij të re, si armëmbajtje pa leje, sulm të rëndë, vjedhje dhe grabitje.

Vetëm pak ditë më parë, nëntë fëmijë dhe adoleshentë, nga mosha 5 deri në 17 vjeç, u plagosën nga të shtënat jashtë një karburanti në Columbus, Georgia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë