Gazeta Si – Tridhjetë e një persona që i përkisnin grupit ekstremist të “Patriot Front” u arrestuan në Idaho, SHBA, pranë një parade të komunitetit LGBTQ, ku synonin të përhapnin panik.
CNN, nënvizon se 31 personat, të veshur të gjithë njësoj dhe me mjete për protesta, u ndaluan nga policia amerikane teksa ishin në bordin e një kamioni. Ata akuzohen për “komplot për revoltë”.
Policia është vënë në gatishmëri të lartë nga një “qytetar i shqetësuar nga një ushtri e vogël njerëzish që po hipnin në një kamion”.
Dhe pikërisht brenda një “U-haul”, agjentët gjetën dhe arrestuan 31 persona të veshur të gjithë njësoj, me fytyra të mbuluara dhe pajisje për rebelim, por edhe një plan të detajuar për të sulmuar qytetin e Coeur d’Alene në zona të ndryshme.
“Ata kishin ardhur për të kthyer qytetin me kokë poshtë”, – tha shefi i policisë lokale, Lee White, duke raportuar se oficerët gjetën gjithashtu një bombë tymuese në automjetin e ndaluar.



31 supremacistët erdhën nga të paktën 11 shtete të SHBA-ve dhe udhëtuan së bashku për të përhapur terror në ngjarjen e LGBTQ.
Ata u arrestuan falë një “telefonate nga një qytetar i shqetësuar, i cili raportoi rreth 20 persona në një furgon ‘U-Haul’ me fytyrat e mbuluara dhe duken si një ushtri e vogël”, shpjegon White.
Disa video të publikuara në rrjetet sociale portretizojnë 31 të arrestuarit, të akuzuar për komplot për revoltë, të gjunjëzuar në tokë dhe me duart pas shpine.
Njëri prej tyre kishte veshur një xhup “Reclaim America”. Fronti Patriot është një grup supremacistësh neo-nazistë, të cilët janë pjesë e lëvizjes më të madhe amerikane të ekstremit të djathtë.
Ai drejtohet nga Thomas Ryan Rousseau dhe lindi pas mitingut “Unite the Right” në Charlottesville në vitin 2017.
Manifesti i grupit nxit për formimin e një shteti vetëm për të bardhët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje