Ambasada Amerikane ka reaguar pas deklaratave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, por pa i përmendur emrin thotë se lufta kundër korrupsionit është interes thelbësor për sigurinë kombëtare të SHBA.
Në reagimin e Ambasadës për Radio Televizionin Shqiptar thuhet se “do të përdoren të gjitha instrumentet në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.
“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar”,- thuhet në reagimin e Zyrës së Shtypit të Ambasadës Amerikane në vendin tonë.
Muaj më parë sekretari amerikan i shtetit, Blinken e shpalli “Non Grata” ish kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, ndërsa Washingtoni po këmbëngul që ai të mos jetë deputet në shtator. Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi këtë kërkesë të SHBA, ndërsa Berisha është i sigurt se nuk e ndal dot askush, “vetëm Zoti”, sic tha ai këtë të enjte në një konferencë shtypi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje