Bota

SHBA, defekti teknik bllokon të gjitha fluturimet. Hera e parë që nga sulmet e 11 shtatorit

Gazeta Si – Të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë anuluar për shkak të një defekti teknik.

Një mosfunksionim në sistemin e njoftimit të pilotëve të operuar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), ka detyruar pothuajse të gjitha fluturimet të ndalen, me pasoja të mundshme për udhëtimet ajrore globale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u informua për problemin nga Sekretari i Transportit, sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë.

“Ata nuk e dinë se cili është shkaku, – u tha presidenti Biden gazetarëve. – Aeroplanët mund të ulen ende të sigurt, por jo të ngrihen në këtë moment.

Nuk dihet se cili është shkaku, ata presin që pas nja dy orësh të kenë një ide se çfarë e ka shkaktuar dhe të përgjigjen në atë moment.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se për momentin nuk ka prova për një sulm kibernetik. FAA tha në një shënim në Tëitter se ata po bëjnë “përparim” në rivendosjen e sistemit dhe se “nisjet po rifillojnë në aeroportet Neëark Liberty dhe Atlanta Hartsfield-Jackson”.

Kjo është një bllokadë e paprecedentë që nga sulmi i 11 shtatorit 2001. Autoriteti aeronautik i SHBA-së për momentin ka vendosur të bllokojë të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara deri në orën 9 të mëngjesit me orën lokale (15:00 në Europë); megjithatë, të gjitha fluturimet që janë në ajër për momentin – tha FAA – do të mund të ulen në mënyrë të sigurt.

Në një deklaratë, FAA raportoi një problem me Sistemin e Njoftimit të Linjave Ajrore (NOTAM), i cili përmban informacion thelbësor për punëtorët e angazhuar në operacionet e fluturimit.

“Tani teknikët po punojnë për të rivendosur sistemin dhe për momentin nuk ka asnjë vlerësim për rifillimin e shërbimit”, shtoi ai.

Rreth orës 6:30 të mëngjesit të Bregut Lindor të SHBA-së (12:30 pasdite ET), uebsajti i monitorimit të fluturimeve FlightAëare raportonte 760 avionë të vonuar brenda vendit, në hyrje ose në dalje, dhe 91 anulime.

Megjithatë, numri është rritur shumë shpejt: në orën 13.30 vonesat tashmë kanë të bëjnë me 7076 fluturime, nga të cilat 1230 brenda ose jashtë Shteteve të Bashkuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë