Gazeta Si – Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka autorizuar “një dislokim shtesë” të trupave amerikane në Balltik për vendet anëtare të NATO-s. Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri amerikan, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.
Dislokimi do të përbëhet nga 800 ushtarë nga Italia, 20 helikopterë Apache dhe të paktën 8 luftëtarë F35. Një lëvizje që vjen në një kohë kur, një nga kushtet e vendosura nga Putini ndaj Perëndimit, ishte tërheqja e forcës ushtarake të NATO-s nga territoret e ish-BRSS-së.
Pozicioni i Shteteve të Bashkuara – pasi kanë nisur sanksionet e para kundër Rusisë – është bërë më i ashpër ndaj Moskës në orët e fundit edhe në dy fronte të tjera.
E para: “Jo”-ja e Bidenit për një samit me Putinin – tani për tani – e bërë të qartë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki (“Ne kurrë nuk do ta mbyllim plotësisht derën e diplomacisë, por diplomacia nuk mund të jetë e suksesshme nëse Rusia nuk ndryshon drejtimin”.
Së dyti: dërgimi i trupave dhe automjeteve në vendet baltike: Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë rreth 800 ushtarë të një batalioni këmbësorie, të ardhur nga vende të tjera në Evropë; 40 avionë sulmues për të përforcuar mbrojtjen e vendeve në krahun lindor të NATO-s; kontingjenti i avionëve-luftrakë F-35 dhe helikopterëve sulmues AH-64 Apache.
Biden e përshkroi lëvizjen si thjesht “mbrojtëse” dhe tha: “Nuk kemi ndërmend të luftojmë Rusinë”.
Presidenti rus Vladimir Putin – në një fjalim të transmetuar në TV në ditën e Mbrojtjes së Atdheut – i përcaktoi interesat dhe sigurinë e vendit të tij, si “të panegociueshme”, por më pas me sa duket u hap për dialog me perëndimorët: “Rusia, – tha ai, – është e gatshme të gjejë zgjidhje diplomatike” me Kievin dhe Perëndimin për krizën ukrainase.
“Vendi ynë është gjithmonë i hapur për dialog të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm për të gjetur zgjidhje diplomatike për problemet më komplekse. Megjithatë, interesat dhe siguria e qytetarëve tanë nuk janë të negociueshme”.
Pro-Ukraine rally in Mariupol last night. This strategic port city on the Azov sea, in Donetsk region, could be one of the first targets in a case of further Russian invasion of Ukraine. People here won't be welcoming Russian soldiers.
— Olga Tokariuk (@olgatokariuk) February 23, 2022
📷 Andriy Tsapliyenko pic.twitter.com/9a0osGEqca
Mariupoli, qyteti bregdetar ukrainas në detin Azov, ndodhet disa kilometra nga vija ndarëse midis provincave separatiste në lindje të vendit dhe territoreve të kontrolluara nga qeveria e Kievit.
Një natë më parë, me qindra qytetarë ukrainas kanë dalë në sheshin kryesor të qytetit në një demonstrim pro-Ukrainës dhe kundër një pushtimi të mundshëm rus.
Kjo është ajo që del nga disa imazhe të postuara në Tëitter dhe të marra nga gazeta britanike “The Guardian”. Pamjet tregojnë një mori njerëzish, disa prej të cilëve valëvitin flamurin ukrainas.
Po ashtu, Ukraina ka filluar rekrutimin e rezervistëve të ushtrisë. Kjo u njoftua në një mesazh nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës pasi presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi dekretin, tha agjencia e lajmeve “Tass”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje