Ne rrjet

SHBA do të braktisë mijëra afganë në Kabul. BE nuk është dakord

Rënia e papritur e Kabulit dhe pushtimi i Afganistanit nga ana e talebanëve ka shkaktuar mes shumë të tjerash edhe një përplasje mes partnerëve europianë të Amerikës dhe administratës së presidentit Joe Biden.

Presidenti amerikan refuzoi kërkesat e liderëve europianë për të qëndruar edhe një javë, duke thënë se tërheqja deri më 31 gusht është e pashmangshme. Megjithatë, spejtësia me të cilën situate doli jashtë kontrollit dhe mungesa e fleksibilitetit të Shtëpisë së Bardhë i ka lënë aleatët të tronditur,

Të martën, udhëheqësit e G7, të udhëhequr nga kryeministri britanik Boris Johnson, i bënë presion Presidentit amerikan që të zgjasë këtë afat në mënyrë që të largohen nga vendi qytetarët e huaj, afganë që kanë ndihmuar trupat aleate dhe grupet e tjera të cenueshme. Por Biden qëndroi i vendosur.

Për aleatët e Amerikës, Shtetet e Bashkuara po largohen, duke larë duart nga një krizë që krijuan vetë, pa u shqetësuar për problemet që do të krijojë kjo në Europë.

Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab nuk e kurseu zemërimin duke thënë se është iepaqartë se sa njerëz do të mbeten prapa në Afganistan pasi trupat ndërkombëtare të tërhiqen deri më 31 gusht.

Ai tha se numri i atyre që do të evakuuohen varet nga “dritarja” e lënë nga talebanët.

Gjermania thotë nga ana tjetër se do të vazhdojë të evakuojë njerëzit nga Afganistani për aq kohë sat ë mundet. Kancelarja Angela Merkel tha në një mbedhje të qeverisë se kjo është e mundur vetëm nëse Shtetet e Bashkuara mbajnë kontrollin e aeroportit.

Mijëra njerëz janë ende të dëshpëruar për të ikur nga vendi pasi Kabuli, para afatit të 31 gushtit.

Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë deri më tani ka dëbuar më shumë se 4.500 njerëz nga Afganistani. Rreth 3,700 prej tyre janë shtetas afganë, me gra dhe vajza që përbëjnë rreth gjysmën e të evakuuarve.

Shumë gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut janë në mesin e atyre që janë evakuuar.

Megjithatë, mediat gjermsne kanë raportuar se evakuimet mund të ndalen të mërkurën.

“Nuk do të ketë rrugë të veçantë për Gjermaninë. Të gjithë hapat janë duke u dakorduar ngushtë me partnerët, ”tha një anëtar i kabinetit të Merkel.

Zyrtarët amerikanë thonë se tërheqja e trupave ushtarake duhet të fillojë jo më vonë se të premten për të përfunduar deri më 31 gusht.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të evakuojnë çdo qytetar amerikan që dëshiron të largohet, ndërsa zyrtarët amerikanë janë zotuar se do të evakuojnë sa më shumë afganë që janë nën rrezik nga talibanët.

Pavarësisht ritmit aktual të evakuimit në të cilin janë përfshirë dhjetëra aeroplanë ushtarak të SHBA-së dhe nga vendet tjera, mijëra afganë të cilët mund të përballen me hakmarrjen e talibanëve, nuk do të jenë në gjendje të largohen deri në afatin e vendosur nga presidenti Biden.

Çfarë ndodh me ata që mbesin në Afganistan?

Shoqata e Aleatëve të Luftës, një organizatë për refugjatët, vlerëson se 250.000 afganë duhet të evakuohen. Në këtë grup bëjnë pjesë përkthyesë, shoferë dhe punëtorë tjerë që kanë ndihmuar forcat amerikane.

Që nga muaji korrik janë evakuuar vetëm 62.000.

Në anën tjetër Departamenti i Shtetit thotë se ka për qëllim të ndihmojë afganët në rrezik të largohen edhe pas tërheqjes së trupave dhe se Uashingtoni do të bëjë presion mbi talibanët për të ofruar mundësuar largimin e tyre.

“Angazhimi ynë për afganët që janë në rrezik nuk përfundon pasi merr fund misioni ushtarak”, tha të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Ne do t’i mbajmë përgjegjës talibanët për këtë, gjithashtu edhe pjesa tjetër e botës do ta bëjë këtë, në mënyrë që individët të cilët kërkojnë të largohen nga Afganistani të kenë një mundësi për ta bërë këtë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë