Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të dhurojë 75% të vaksinave të papërdorura kundër Covid, vendeve që kanë nevojë për to, përfshirë edhe Kosovën.
Fillimisht SHBA-ja do të shpërndajë 25 milionë vaksina dhe synon që deri në fund të muajit qershor të shpërndajë 80 milionë të tilla. 25 milionë vaksina SHBA ka vendosur t’i mbajë stok për raste emergjente të mëvonshme.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se 25 miilionë vaksinat e para do të ndahen 19 milionë për COVAX, programin e shpërndarjes së vaksinave në vendet që kanë nevojë, dhe 6 milionë do të shpërndahen direkt nga Shtëpia e Bardhë për aleatët e saj ku futet edhe Kosova.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi në rrjetet sociale duke falenderuar dhe treguar mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë vendim dhe duke përmendur se Biden ka qenë gjithmonë një mik i mirë i Kosovës.
Vendet tjera që do të përfitojnë janë Meksika, Haiti, Gjeorgjia, Kanada, Ukraina, Gaza, Egjipti, Jordania, Iraku dhe Jemeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje