Bota

SHBA fillon me vaksinimin para Krishtlindjeve

Dy vaksinat e para kundër Covid-19 mund të administrohen në SH.B.A. para Krishtlindjeve.

Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar tha të hënën se dy vaksinat e para mund të administrohen tek amerikanët para Krishtlindjeve.

Moderna e konfirmoi të hënën se është prodhuesi i dytë i vaksinave që aplikon për të marrë autorizimin e urgjencës në SH.B.A.

Azar i tha CBS në emisionin “This Morning” se ai bashkë me zv-presidentin Mike Pence do të flasin me guvernatorët e vendit për të diskutuar vaksinat dhe cilat grupe njerëzish duhet të kenë përparësi për t’i marrë ato më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë