Bota

SHBA, forca speciale për të ruajtur diplomatët dhe ambasadën në Kiev

Gazeta Si – Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave speciale në Kiev për të mbrojtur diplomatët amerikanë në ambasadë.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, tha se “ne po shqyrtojmë kushtet e sigurisë” të zyrës diplomatike në Ukrainë “por asnjë vendim nuk është marrë”.

Kirby tha se ka pasur diskutime paraprake, por “propozimet specifike në nivele të larta të departamentit nuk janë diskutuar.”

Ky veprim mund të interpretohet nga Moska në mënyra të ndryshme dhe mund të shihet si një provokim, duke e bërë vendimin veçanërisht të komplikuar.

Administrata Biden luajti një lojë delikate ekuilibrash, duke mbështetur fuqishëm Ukrainën gjatë luftës përmes sanksioneve ekonomike, duke dërguar armë dhe duke trajnuar mijëra ushtarë  ukrainas.

Për momentin, Departamenti i Shtetit do të sigurojë sigurinë për ambasadën në Kiev, siç raportohet nga Ëall Street Journal.

Ndërkohë, të paktën 29,200 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit tre muaj më parë, sipas ushtrisë së Kievit.

Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria tregon se 204 luftëtarë, 170 helikopterë dhe 476 dronë janë rrëzuar pas 88 ditësh konflikti.

Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,293 tanke ruse, 604 copë artileri, 3,166 automjete të blinduara për transportin e trupave, 110 raketa lundrimi, 201 raketahedhës, 13 anije, 2,206 automjete dhe cisterna për transportin e karburantit, 93 njësitë e mbrojtjes ajrore dhe 43 njësi të pajisjeve speciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë