Bota

SHBA heq sanksionet ndaj gazsjellësit gjermano-rus: Ishin kundër interesave tona

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka propozuar Kongresit heqjen e sanksioneve ndaj kompanisë që po ndërton gazsjellësin “Rrjedha e Veriut 2”, që do të sjellë gazin rus drejpërdrejtë në Gjermani dhe prej andej për të gjithë Europën.

Sanksionet ndaj kompanisë “Nord Stream 2 AG” dhe drejtuesit të saj ekzekutiv, Matthias Ëarnig u vunë nga administrata e Presidentit Donald Trump. Në kërkesën drejtuar Kongresit, DASH thotë se këto sanksione nuk janë në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj duhen hequr.

“Është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të heqë sanksionet ndaj Nord Stream 2 AG, drejtorit të saj ekzekutiv Matthias Ëarnig dhe drejtuesve të tjerë të kësaj korporate”, thuhet në raportin që Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka dorëzuar në Kongres.

Furthermore, I have determined that it is in the national interest of the United States to ëaive the application of sanctions on Nord Stream 2 AG, its CEO Matthias Ëarnig, and Nord Stream 2 AG’s corporate officers.

Uashingtoni thotë se ky hap i ndërmarrë provon me vepra zotimin e administratës së re për të garantuar sigurinë energjitike në Europë.

“Dhe me premtimin e Presidentit për të rindërtuar marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët tanë europiane”, vijon deklarata.

Megjithatë, Sekretari i Shtetit thotë gjithashtu se pavarësisht kësaj, SHBA do të vazhdojë të kundërshtojë ndërtimin e këtij gazsjellësi, që në këndvështrimin e amerikanëve e vendos sektorin energjitik europian në një varësi edhe më të fortë nga Rusia.

“Kundërshtimi ynë për “Rrjedhën e Veriut 2” mbetet i palëkundur. Megjithëse nuk mund të biem gjithmonë dakord, aleanca jonë mbetet e fortë dhe qëndrimi i ri është në linjë me zotimin për të forcuar marrëdhëniet transatlantike si çështje të sigurisë kombëtare”, thotë SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë