Bota

SHBA, i armatosuri hap zjarr mes turmës dhe vret pesë persona

Një person i armatosur vrau pesë persona dhe plagosi dy të tjerë, duke përfshirë një polic, në shtetin amerikan të Kolorados para se të qëllohej për vdekje.

Siç shpjegoi policia amerikane në një konferencë shtypi, i dyshuari hapi zjarr në disa lokacione në Denver dhe Lakewood aty pranë: në një dyqan tatuazhesh në Denver, duke vrarë dy gra, ndërsa një burrë u plagos. Personi i armatosur më pas u zhvendos në një shtëpi në Denver, ku qëlloi një burrë jashtë, duke e vrarë atë.

Më pas ai u zhvendos në Lakeëood, ku qëlloi një tjetër person në një sallon tjetër tatuazhesh, përpara se të hynte në një hotel, ku qëlloi me disa të shtëna drejt një recepsionisteje dhe e vrau atë.

Duke përdorur informacionin nga sulmi i parë, policia e Lakewood mundi të identifikonte autorin, i cili u zhvendos sërish.

“Kishte përplsje me armë zjarri me agjentët tanë dhe vrasësi u qëllua”, tha zëdhënësi i policisë së Lakeëood, John Romero, duke shtuar se personi i armatosur “u shpall i vdekur në vendngjarje”.

Policja e Lakeëood që qëlloi të dyshuarin, do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, por “ajo është mirë”, tha Romero në një konferencë shtypi. “Nga ajo që dimë, duket se krimineli kishte në shënjestër individë të veçantë”, shpjegoi policia e Denverit.

Megjithatë, hetuesit nuk kanë përcaktuar ende përfundimisht një arsye për sulmet, sipas shefit të policisë, Paul Pazen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë