Politike

SHBA i kërkon LDK-së arritjen e një pakti me Vetëvendosjen

Dy përfaqësuesit e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë takuar sot me Përfaqësuesin Special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni ndodhen në një vizitë në Berlin, të ftuar nga Grenell.

Në këtë takim, ambasadori i SHBA-së në Gjermani ka kërkuar që Kosova të heqë taksën ndaj importeve serbe dhe të marrë vendime të cilat mundësojnë rifillimin e dialogut me Serbinë.

Përveç tjerash delegacioni i LDK-së ka njoftuar Grenell ka kërkuar  po ashtu arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Hoti deklaroi se Grenell ka diskutuar për zhvillimet pas zgjedhjeve në vend dhe për sfidat që i presin.

“Miqësia me SHBA është e përhershme, por duhet kultivuar dhe respektuar”, ka shkruar Avdullah Hoti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë