Ne rrjet

SHBA i shet Greqisë 3 luftanije, marrëveshja rrezikon të acarojë Turqinë

Pas rastit të nëndetëseve anglo-amerikane të blera nga Australia me një vendim që irritoi thellësisht Parisin, duke krijuar një çështje diplomatike të debatuar prej javësh, tashmë ekziston rreziku për të shkaktuar tensione të reja mes Uashingtonit dhe Parisit, por këtë herë mund të përfshijnë edhe Turqinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftuan në fakt një marrëveshje ushtarake me Greqinë me vlerë 9.4 miliardë dollarë, e cila përfshin – midis palëve të ndryshme – shitjen e tre fregatave të ndërtuara nga “Lockheed Martin” (6.9 miliardë dollar me porosinë totale): këto janë anije luftarake që rrjedhin nga LCS, të prodhuara në SHBA në bashkëpunim me degën amerikane të “Fincantieri”-t.

Ato janë njësi detare me shumë role, me radarë, raketa dhe artileri për të operuar në ujërat bregdetare të arkipelagut përballë Turqisë ose për të operuar në det të hapur.

Pjesa e mbetur e porosisë synon modernizimin e katër fregatave “Meko 200”, të cilat do të pajisen me sisteme elektronike të ngjashme me ato të anijeve të reja të blera në Shtetet e Bashkuara.

“Shitja do të rrisë aftësitë greke për t’iu kundërvënë kërcënimeve të tanishme dhe të ardhshme nëpërmjet një mjeti parandalues ​​detar, të aftë për të mbrojtur interesat detare dhe infrastrukturën në mbështetje të pozicionit të saj strategjik në krahun jugor të NATO-s, – shpjegoi një deklaratë nga Departamenti i Shtetit.- Kontrata nuk ndryshon ekuilibrin ushtarak në rajon”.

Në realitet, marrëveshja me Greqinë rrezikon të acarojë Turqinë, marrëdhëniet e së cilës me Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit kanë arritur vazhdimisht nivele të larta tensioni.

Cila do të jetë përgjigja e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan? Marrëveshja mes Uashingtonit dhe Athinës, para së gjithash nuk do të pritet mirë as në Francë.

Në fakt, së fundmi Parisi kishte marrë porosi nga Greqia për furnizimin me 3 fregata për një vlerë mbi 4 miliardë euro, kontratë që në këtë pikë rrezikon të dështojë pas marrëveshjes së fundit greko-amerikane..


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë