Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar të mërkurën, 27 tetor, se ka lëshuar pasaportën e parë “X” për një person që nuk e njeh veten në zgjedhjen tradicionale “mashkull” ose “femër”, në përputhje me premtimin e presidentit amerikan, Joe Biden për të marrë më shumë parasysh të drejtat e pakicave seksuale.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi në qershor se shënuesi X do të ofrohet si një opsion në pasaporta, pas vendeve të tjera duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Australinë dhe Indinë, të cilët tashmë ofrojnë një gjini të tretë në dokumente, shkruan Reuters.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara po lëvizin drejt shtimit të shenjës gjinore “X” si një opsion për ata që aplikojnë për pasaporta amerikane ose raporte konsullore të lindjes jashtë vendit.
“Departamenti i Shtetit ka “shtuar një shenjë X për gjininë jo-binare, për njerëzit interseks dhe për të gjithë ata që nuk mund të identifikohen brenda kritereve gjinore të propozuara deri më tani”, tha Ned Price.
“Mundësia e re do t’u ofrohet të gjithë aplikantëve për lëshimin e pasaportave nga fillimi i vitit 2022”, tha Price, duke vënë në dukje angazhimin e diplomacisë amerikane për “promovimin e lirive, dinjitetit dhe barazisë së të gjithë njerëzve”.
Burimi: Reuters/Përshtati Gazeta SI
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje