Sipas pamjeve dhe burimeve një police e cila sapo kishte filluar punë në një stacion të policisë në Bronx, Neë York shihet duke kërcyer në prehrin e shefit të saj, i cili ishte dhe i martuar. Videoja është bërë menjëherë virale.
Skena me policen e re, të veshur në mënyrë provokative, e cila duket se po shijon në maksimum këtë “Dhuratë Krishtlindjesh” për shefin e saj është regjistruar në video nga disa prej të pranishmëve.
Momenti jo shumë i këndshëm zemëroi drejtuesit më të lartë të departamentit, të cilët kanë nisur një hetim për incidentin e së enjtes, thanë burimet për “The Post”.
Në video zëvendësshefi i Divizionit të 44-të të Nju Jorkut duket se është ulur në një karrige në qendër të një lokali, si një klient në një klub striptizmi, ndërsa policja kërcen në mënyrë sensuale mbi të, duke zbuluar herë pas here dhe të brendshmet e saj.
Turma përreth vendit të ngjarjes (ndoshta kolegë të dy policëve të NYPD – së) po shikonin me habi, ndërsa disa të tjerë bërtisnin me habi.
“Oh, Zoti im!” bërtet dikush nga turma.
Pas përfundimit të kërcimit, togeri ngrihet nga karrigia dhe përqafon kolegen.
“Të them të drejtën, një gjë e tillë nuk duhet bërë në një restorant familjar, por çfarë mund të bësh”, ka thënë një kliente e lokalit.
Ndërsa një kameriere ka shprehur neveri kur ka parë videon.
Natyrisht, të shumtë ishin ata që justifikuan policen duke thënë se gjëra të tilla priten në një festë Krishtlindjesh. Dhe disa klientë thanë se nuk shohin asgjë të keqe me një shfaqje të tillë.
“Kjo është i gjithë thelbi i një feste”.
Ndërsa, klient tjetër e quajti incidentin “të çmendur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje