SHBA do të tërheqë të gjithë stafin diplomatik nga Venezuela këtë javë për shkak të përshkallëzimit të situatës.
Në një postim në Twitter, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se stafi në Karakas ishte “bërë një pengesë për politikën amerikane”. SHBA urdhëroi të gjithë stafin e nivelit të dytë dhe të tretë të largohej nga Venezuela disa javë më parë, pasi njohu liderin e opozitës si presidentin legjitim të vendit, një vendim që iu bashkua pjesa më e madhe e vendeve perëndimorë, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Javët e fundit presidenti Nikolas Maduro ka djegur ndihmat humanitare, duke mos i lejuar të arrijnë tek qytetarët, të cilët po përballen më një krizë të rëndë urie. Vendimi për mbylljen e ambasadës erdhi të hënën pasi Pompeo njoftoi gazetarët se Venezuela ndodhej prej ditësh në errësirë të plotë.
“Nicolás Maduro u premtoi venezuelanëve një jetë më të mirë në një parajsë socialiste,” tha zoti Pompeo të hënën. “Por ndërtoi një ferr brenda vendit të tij”.
Por në një fjalim në televizion, Maduro fajësoi “fuqitë e huaja” për ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë. “Qeveria imperialiste e Shteteve të Bashkuara urdhëroi këtë sulm,” tha ai, pa ofruar dëshmi.

Pjesa më e madhe e Venezuelës ka qenë në errësirë që nga e enjtja e kaluar. Ndërprerja u raportua si pasojë e problemeve në uzinën hidroelektrike bë Bolivinë fqinje, një nga objektet më të mëdha në Amerikën Latine.
Shumë qytetarë mësohet se janë arrestuar nga forcat e sigurisë pas shpërthimit të plaçkitjeve gjatë ndërprerjes se energjisë. Opozita thotë se të paktën 17 vetë thuhet se kanë vdekur si pasojë e krizës së urisë dhe ndërprerjes së energjisë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje