Bota

SHBA, ligj për armët në Kiev siç u përdor kundër Hitlerit. Raketa hipersonike mbi Odesë

Gazeta Si – Presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një ligj për përshpejtimin e furnizimit me armë dhe mjete ushtarake në Ukrainë.

Legjislacioni, i frymëzuar nga një masë e vitit 1941 që lejoi Shtetet e Bashkuara të armatosin ushtrinë britanike kundër Hitlerit, do të lehtësojë disa nga kërkesat për të dërguar pajisje ushtarake në Kiev.

Demokrati tha se kostoja e luftës është e shtrenjtë, por megjithatë edhe më e kushtueshme është t’i nënshtrohesh agresorit.

Akti i cili u miratua muajin e kaluar nga Kongresi amerikan, heq kufizimet për sasinë e armëve dhe furnizimeve të tjera ushtarake që SHBA-të mund t’i dërgojnë Ukrainës ose vendeve të tjera të Evropës Lindore.

Megjithatë, në Akt përcaktohet se Kievi duhet të paguajë më pas, për çdo gjë që merr.

Nënshkrimi u mirëprit nga presidenti Zelenski j,i cili e quajti një hap historik që do e bëjë Ukrainën fitimtare njësoj si 77 vjet më parë kur u mposht Gjermania naziste.

Armët e dërguara nuk kanë lidhje me ndihmën ushtarake prej 4 miliardë dollarësh që Amerika ka dërguar tashmë në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus.

Akti i huadhënies është përdorur edhe në Luftën e Dytë Botërore, kur presidenti amerikan i atëhershëm, Franklin Roosvlet në mars 1941 lëshoi rreth 50 miliardë dollarë për bllokun e aleatëve, Britani e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik për t’i bërë ballë Gjermanisë naziste dhe Italisë fashiste.

Ndërkohë, sipas zëdhënësit ushtarak të rajonit të Odesës, Sergey Bratchuk, Moska ka përdorur tre raketa Kinzhal – raketat e reja hipersonike – kundër qytetit të Odesës, duke goditur një hotel, ndërsa shtatë raketa kanë shkatërruar një qendër tregtare.

CNN ka verifikuar vërtetësinë e dy videove që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe tregojnë dëme të konsiderueshme në objektin turistik në Zatokë.

CNN thotë se është e paqartë pse hoteli u prek dhe kush ose çfarë mund të presë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë