Gazeta Si – “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kërkojnë dhe nuk duan një krizë me Kinën. Megjithatë, jemi gati të administrojmë çdo gjë që Pekini vendos të bëjë”.
Kjo deklaratë vjen nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Vizita e Nensi Pelosi në Tajvan? Ka të drejtën të zgjedhë se ku do të shkojë, Shtëpia e Bardhë nuk vendos për udhëtimet e saj.

Nuk ka asnjë arsye që Kina të përdorë misionin e saj si një preteks për të rritur tensionin”, – ka shtuar më tej zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Një qëndrim i qartë karshi Kinës, që e konsideroi si provokim vizitën e Pelosi në Tajvan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje