Gazeta Si – Dy kompani që i përkasin “Organizatës Trump”, grupi i ish-presidentit amerikan Donald Trump, janë fajtorë për mashtrime të shumta tatimore dhe falsifikimin e dokumenteve , tha në një vendim gjykata në Manhattan, Nju Jork.
Mashtrimi kishte vazhduar për 15 vjet, shtoi gjykata, dhe përfshinte mashtrimin e autoriteteve për kompensimin e drejtuesve të lartë dhe pagesën e taksës përkatëse.
Drejtuesit gëzonin gjithashtu një sërë përfitimesh si apartamente të paguara nga kompania, qira e makinave dhe mundësi për shpenzime personale.
Dy kompanitë, Trump Corp. dhe Trump Payroll Corp., u shpallën fajtorë për të gjitha akuzat kundër tyre, vëren CNN.
Vetë Trump dhe fëmijët e tij, të cilët kanë një rol aktiv në menaxhimin e bizneseve, nuk u akuzuan , por emrat e tyre u përmendën disa herë gjatë seancës.
Më herët, Allen Weisselberg, i cili ishte zyrtari kryesor financiar i Organizatës Trump në atë kohë, u deklarua fajtor për organizimin e skemës së mashtrimit, pa përfshirë Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje