Bota

SHBA paralajmëron: Qytetarët amerikanë në Rusi rrezikojnë arrestimin

Gazeta Si – Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi se qytetarët amerikanë në Rusi rrezikojnë të arrestohen nga autoritetet lokale dhe përsëriti thirrjen për t’u kthyer “menjëherë” në Shtetet e Bashkuara.

Në orët e fundit, një diplomat amerikan mundi të vizitonte yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner, e cila u arrestua në aeroportin e Moskës më 17 shkurt me akuzën e mbajtjes së cigareve elektronike me kanabis.

Këshilli amerikan bëri me dije se ka raporte të vazhdueshme për shtetas amerikanë “të ndaluar nga ushtria ruse”.

Zyrtarët bëjnë me dije se ushtria ruse ka arrestuar edhe shtetas amerikanë që ndodhen në Ukrainë, si dhe qytetarë në tentativë e sipër për t’u evakuuar nga vendet e pushtuara nga Rusia, shkruan BBC.

“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e SHBA-ve.

Sjellim në vëmendje se SHBA pezulloi ambasadën dhe konsullatën e saj në Ukrainë disa ditë pasi presidenti Putin njoftoi pushtimin e tij në Ukrainë.

Ndërkohë, forcat ruse kanë sulmuar në orët e para të mëngjesit, një tjetër qytet të Ukrainës, Lysychansk, sipas “Sky news”.

“Janë dëmtuar shumë ndërtesa, ndërkohë ende nuk ka të raportuar për viktima,” tha guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai. “Shumë ndërtesa të tjera janë shkatërruar. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë personat që kanë mbetur në rrënoja”.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se njësitë ruse po detyrohen të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u riorganizuar dhe rifurnizuar dhe paralajmëroi se reduktimi i forcave në terren mund të nënkuptojë më shumë sulme raketore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë