Rasti i parë i variantit të ri të koronavirusit, ‘Omicron’ është zbuluar këtë të mërkurë (1 dhjetor) në Kaliforni të SHBA-ve. Sipas asaj që raporton CNN, lajmi është pohuar nga Anthony Fauci, drejtor i Institutit amerikan për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse.
Personi në fjalë, i infektuar me variantin e ri të COVID-19 ishte kthyer nga Afrika e Jugut në SHBA më 22 nëntor dhe rezultoi pozitiv shtatë ditë më vonë, sipas Faucit.
Subjekti, i cili ishte i vaksinuar kundër koronavirusit me vetëm dy doza të vaksinës anti-Covid, kishte simptoma të lehta dhe ishte vetëizoluar menjëherë, ndërsa a personat me të cilët kishte pasur kontakte pas kthimit në SHBA, kanë rezultuar të gjithë negativë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit ‘Omicron’ paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën.
Deri tani ky variant ka paraqitur simptoma të lehta, por shkencëtarët shprehen se është akoma shpejt për të përcaktuar nëse do të jetë i rrezikshëm ose jo.
Në paralajmërimin e saj të fundit, OBSH-ja tha se ‘Omicron’ mund të çojë në pasoja të rënda në disa vende ku fushata e vaksnimit është mjaft e ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje