Fillojnë takimet e Gjenevës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës së Ukrainës. Në vigjilje të këtyre takimeve, sekretari i shtetit amerikan, Antoni Blinken, ia ka bërë të qartë Moskës rreziqet e një përplasjese të mundshme, nëse dialogu dhe diplomacia dështojnë.
Blinken është shprehur se në rast agresioni ndaj Ukrainës, Rusia do të përballet me pasoja shumë të rënda. Edhe Bashkimi Europian ka mbajtur qëndrim të prerë ndaj Moskës për kosto të mëdha në rast sulmi.

“Dialogu është i detyrueshëm, por duhet të kemi edhe një mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Çdo lloj agresioni kundër saj do të ketë pasoja të rënda dhe kosto për Rusinë. Po koordinojmë ngushtësisht qasjen tonë me partnerët transatlantikë dhe të tjerët që e mendojnë në të njëjtën mënyrë.
Nuk ka siguri në Europë pa sigurinë e Ukrainës”, – shkruan përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.
“Asgjë nuk do të diskutohet pa sigurinë në Europë. Kemi konkorduar me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë që këto diskutime të vazhdojnë me koordinimin dhe pjesëmarrjen e BE-së. Natyrisht, çdo diskutim për Ukrainën kërkon që Ukraina të jetë në tavolinë”, – ka vazhduar Borrell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje