Shtëpia e Bardhë pranoi se do të të dërgojë në çdo shtëpi teste Covid falas për qytetarët amerikanë. Ato nuk do të shpërndahen fizikisht, por kush ka nevojë mund të aplikojë online dhe nëse dikush del pozitiv nuk ka pse të kontaktojë institucionet shëndetësore.
Plani është që kostot e këtyre testeve të mbulohen nga sigurimet shëndetësore nëpër kompani, por kjo do të zërë vend vitin e ardhshëm.
Një nga shumë planet e Presidentit Biden, është të zbrasë spitalet e mbipopulluara gjatë janarit dhe shkurtit 2022 dhe të rrisë numrin e punonjësve si doktorë, infermierë etj.
Biden tha se amerikanët e vaksinuar do të qëndrojnë të qetë gjatë pushimeve, ndërsa ata të pavaksinuar mund edhe të vdesin.
Në SHBA do të hapen më shumë pika vaksinimi dhe do të shtohen vaksinatorët.
Burimi: CNN/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje